Teuta mposhti Laçin me rezultatin minimal 0-1 falë golit të Ledio Beqjas në pjesën e parë. Në përfundim të sfidës trajneri Edi Martini dha prononcimin e tij ku u shpreh i kënaqur për fitoren.
“Kompesuam 2 pikët e humbura me Dinamon ku meritonim fitoren. Jam i kënaqur, fituam 3 pikë të arta për psikologjinë dhe klasifikimin.
Ishte ndeshje që gëzohen trajnerët. Kemi luajtur mirë dhe jemi barazuar apo humbur. Sot jam i gëzuar që punuam dhe nuk pësuam gol, ndryshe nga ndeshjet e tjera. Më kënaq stabiliteti.
Sulmuesit sakrifikuan duke u kthyer në mbrojtje, ishte ndeshje karakteri. Ndeshja me Tiranën vjen shpejtë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, të jemi me këmbë në tokë.
Dihet që duhej mbyllur ndeshja. Duhet të jemi më vrastar para porte, por nuk kemi lënë asnjë ndeshje pa shënuar. Dëshira normal që është të mbyllim ndeshjen, por nuk është çdo gjë në dorën tonë. Patëm raste si ne edhe Laçi. Po rritemi dita-ditës dhe shpresoj të bëjmë më mirë”, tha Martini.