Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Është finalja e "titanëve”, Partizani – Egnatia në "lupën" e STATISTIKAVE

Shkruar nga NEWSPORT
Është finalja e "titanëve”, Partizani – Egnatia
Egnatia - Partizani

Partizani dhe Egnatia do të sfidohen ditën e nesërme në “Air Albania”. Numërimi mbrapsh për finalene titullit ka nisur dhe gjithçka do të startojë në orën 19:00. Një ndeshje e cila vlen për titullin kampion dhe ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për të siguruar trofeun.

Si rrogozhinasit ashtu edhe demat në këtë duel vijnë me moral të lartë dhe janë më të motivuar se kurrë për të ngritur lart këtë trofe. Skuadra e Edlir Tetovës tashmë është një nga ekipet më simpatike, teksa ka qenë lider e padiskutueshme në këtë sezon në Superiore. Të gjithë në Rrogozhinë janë të bindur se më shumë se kurrë këtë vit meritojnë titullin kampionë.

Nga krahu tjetët përballë ndodhet Orges Shehi dhe “luftëtarët” e tij. Jemi 1 ditë para kësaj sfide dhe tashmë e gjjithë vëmëendja është kthyer nga “Air Albania” i hedhin një sy edhe statistikave, të cilat flasin në gjuhën e demave.

Në 10 përballje mes tyre, 2 janë fituar nga Egnatia, 3 nga Partizani dhe 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Rrogozhinasit ia kanë dalë të çojnë topin në rrjetën e demave plot 13 herë, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit i kanë ndëshkuar 10 herë. Arinaldo Rrapaj është lojtari më i shtrenjtë, i cili vlerësohet me 650 mijë euro, ndërsa pas tij vjen Fernando Medeiros me 450 mijë euro. Mbetet të shihet se për cilin nga ekipet do të thellohen këto statistika.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga