
Në shortin e hedhur ditëne sotme në ambientet e FSHF-së Partizani mësoi kundërshtsarin e tyre në gjysmëfinalen e “Final – Four”. Kështu demat do të përballen me Skënderbeun për biletën e finales së titullit.
Orges Shehi nuk mendon aspak që Skënderbeu është një rival i lehtë, pasi shanset sipas tij janë 50-50. Korçarët sipas Shehit të dëmtojnë nga momenti në moment, ndërsa ndër të tjera nënvizoi se mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për demat.
“Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante.
Mendoj dhe besoj që skuadra do të mbështetet nga tifozët pasi e kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, e pres edhe tani në “Final 4″. Do të jemi të vëmendshëm për të marrë maksimumin dhe për të kënaqur tifozët në stadium. Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, ka përfunduar durrsaku.