
Luan Pinari & Aldo Teqja
Dinamo do të dalë në fushë mbrëmjen e sotme përballë Vllaznisë në gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme, portieri i skuadrës kryeqytetase, Aldo Teqja ka marrë një mesazh të rëndësishëm nga klubi.
Gardiani i dinamovitëve mbush sot 30-vjeç në këtë ditë shumë të rëndësishme edhe për skuadrën e tij. “Gëzuar ditëlindjen Aldo Teqja!”, i shkruan Dinamo portierit në faqen e tyre zyrtare duke i uruar ditëlindjen.
Aldo Teqja u bë pjesë e Dinamos në verën e vitit të kaluar duke u transferuar nga Flamurtari. Vlen të theksohet se në finalen e Kupës ndaj Egnatias, 30-vjeçari priti penalltinë deçizive që i riktheu trofeun Dinamos pas 22 vitesh.
View this post on Instagram
Poll