Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rivalitet, emocione dhe duele të mëdha, të premten nis sezoni i 87-të i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Rivalitet, emocione dhe duele të mëdha, të premten nis sezoni i
Finalja e "Final - Four", Egnatia - Vllaznia

Të premten nis edicioni i 87-të i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.

Sezoni i ri hapet me përballjen mes dy skuadrave finaliste të “Final Four”-it të vitit të kaluar, duke sjellë menjëherë emocion dhe rivalitet.

Ky sezon shënon rikthimin e Flamurtarit pas 5 vitesh mungesë. Vlonjatët janë përgatitur me afrime të rëndësishme në merkato dhe investime në stadium, për të qenë gati për një rikthim të fortë në elitë.

Një tjetër risi është debutimi historik i Vorës në Superiore. Pas një sezoni mbresëlënës në Kategorinë e Parë, ku dominoi kampionatin, skuadra kryeqytetase do të provojë veten përballë më të mirëve.

Kampionati i ri pritet të sjellë edhe një garë të fortë për titullin. Kampionët në fuqi të Egnatias, ashtu si edhe rivalët e tjerë, janë përforcuar në merkato për të qenë gati për të arritur objektivat sezonalë.

Ndërkohë, Dinamo City vijon rrugëtimin europian dhe është shumë pranë një momenti historik për klubin dhe për futbollin shqiptar.

Rivalitet i madh, emocione të forta dhe duele të zjarrta do të shoqërojnë çdo javë të edicionit të ri të “Abissnet Superiore”. Një kampionat që premton të jetë më i fortë se kurrë më parë.

Poll

Lexo gjithashtu