Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Vllaznia merr kreun e Superiores, Tirana për ‘Play-Out’, Elbasani në ‘Final Four’

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vllaznia merr kreun e Superiores, Tirana për
Kategoria Superiore

Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City. Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.

Po sot u zhvillua edhe takimi Vllaznia – Bylis. Në “Loro Boriçi” shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Bylisin 2-0.

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e tjera të javës së gjashtë. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana në “Air Albania “ u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa në Korçë Skënderbeu mundi Laçi 2-1.

Rezultate këto që kanë sjellë shumë ndryshime në renditjen e Superiores. Vllaznia merr e vetme kryesimin 2 pikë mbi Egnatian, ndërsa bie në sy rënia e Tiranës në zonën 'Play-Out'. 

RENDITJA/ Vllaznia merr kreun e Superiores, Tirana për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7