
Kategoria Superiore
Java e 24-t e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e sotme me dy sfidat e fundit, Skënderbeu – Laçi dhe Teuta – Dinamo City.
Laçi triumfoi me shifrat 0-2 ndaj Skënderbeut në transfertën e Korçës ndërsa sfida Teuta – Dinamo City u mbyll në barazim 0-0.
Të dielën, derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana përfundoi në barazim 1-1. Egnatia fitoi 2-1 në transfertën ndaj Elbasanit, duke ruajtur kreun e renditjes me 45 pikë. Ndërkohë, Vllaznia mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Bylisin në “Loro Boriçi”.

RENDITJA PAS JAVËS SË 24-TË
Poll