Një pjesë e tifozëve të Skënderbeut, janë larguar nga stadiumi pasi skuadra e tyre po fiton 1 me 0 përballë Erzenit. Shkak është bërë finalja e volejbollit, që Skënderbeu po luan përballë Tiranës.
Në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, Skënderbeu do të shpallet kampion në rast fitoreje. Kjo pasi aktualisht janë në avantazh 2 me 0 për finalet e fituara.
Pallati i sportit ka mjaft tifozë të pranishëm. Në anën tjetër një pjesë e tifozëve korçarë kanë qëndruar në stadiumin “Skënderbeu”, për të mbështetur ekipin përballë Erzenit deri në fundin e sfidës.
Poll