Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pikë që vlen për moral, por jo për objektiva”, Armando Cungu ngre alarmin: Kemi dëmtime, një titullar ka mbyllur sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
“Pikë që vlen për moral, por jo për objektiva”,
Armando Cungu

Laçi mori 1 pikë në Elbasan Arena përballë Dinamos. Ndeshja u mbyll pa gola me kurbinasit që nuk i kënaq shumë barazimi pasi rrezikojnë të bien në zonën Play-Out nëse Teuta fiton nesër. Në fund të ndeshjes trajneri Armando Cungu foli për MCN TV.

“Përtej dëshirës për 3 pikë, kishim probleme me mungesa, gjithsesi morëm 1 pikë që vlen për moral më shumë. Do ishte mëkat të mos merrnim dicka sot. Për objektivat kjo pikë nuk vlen shumë. Tentuam në fillim, por në 15 minutat e fundit ishin shqetësuese ku edhe disa lojtarë nuk ishin në gjendje të luanin më për dëmtime. Të paktën morëm 1 pikë për moral, por nuk vlen për objektivat tona.

Tensioni, momente pasigurieku shpërdoruam shumë raste. Na penalizoi dhe natyrshëm krijon tension. Duhet pak kohë të rimarrësh veten, ndërsa kundërshtari merr iniciativë. I kërkoj djemve të jenë të qetë në këmbë dhe në mendje pasi duhet menaxhuar loja dhe të mbahet topi. Gabojm shumë në pasime dhe për këtë kthehemi mbrapa.

Ka oshilacione me lojë të mirë e të keqe. Duhet të kemi më shumë personalitet në lojë pasi kur kemi topin në këmbë kemi bërë gjëra të mira. Këta djemë dinë të bëjnë gjëra të tilla si ai goli me Vllazninë, e rëndësishmë është të mos kenë tension.

Individë të caktuar kishin probleme fizike. Dajko dhe Mjaki sakrifikuan shumë duke luajtur të dëmtuar. Bajramaj shpenzoi shumë energji. Rendimenti i ekipit bie në këto raste dhe krijohen probleme duke i dhënë avantazh kundërshtarit.

Kjo është situata dhe shpresoj të rikthehen disa lojtarë që të na shërbejnë për 3 javët e mbetura. Do kthehen disa, por Souza ka dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin. Mirëpo, jam i kënaqur me brazilianin tjetër që luajti sot”, tha Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga