Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përplasin “brirët” me Egnatian, Vllaznia me mungesa ndaj kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasin “brirët” me Egnatian, Vllaznia me mungesa ndaj
Vllaznia

Vllaznia u mposht nga Skënderbeu në javën e 3-të të Superiores. Një humbje që “dhemb” për shkodranët, të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e 6-të, me 4 pikë.

Kuqeblutë nuk kanë shumë kohë për të humbur, pasi dueli i radhës në kampionat do të jetë ndaj kampionëve në fuqi. Kështu Vllaznia do të presë Egnatian në “Loro Boriçi”, sfidë që do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:00.

Për ta nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Thomas Brdaric do të përballet edhe me mungesat. Kevin Dodaj u ndëshkua me karton të kuq ndaj Skënderbeut, duke lënë fushën e lojës që në minutën e 26-të.

Në këtë mënyrë talenti i shkodranëve do të jetë i pezulluar dhe Brdaric duhet të bëjë pa shërbimet e tij ndaj rrogozhinasve. Ndërkohë trajnerin e mban “pezull” Ardit Deliu, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për të mërkurën apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga