Partizani dhe Skënderbeu do të luajnë sot në orën 16:00, një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës 34-të në Superiore. Përballja merr jetë në orën 16:00 dhe pritet me mjaft interes.
Partizani shfaqet i “copëtuar” në këtë ndeshje, teksa mungojnë 4 lojtarë titullarë. Bëhet fjalë për Maguette, Hadroj, Taipin dhe Carën. Dy të fundit po kalojnë dëmtimet e pësuara në derbin e fundit.
Skënderbeu shkon i plotë te “Arena e Demave”, me formacionin triumfues ndaj Erzenit. Bardhekuqtë kanë fituar në kohë rekord Yuri Merlim, që pësoi dëmtim përballë shijakasve.
Të dyja skuadrat garojnë për një vend në “Final 4”. Fitorja e secilës prej tyre, do i jepte zemër për 2 ndeshjet e mbetura.
Poll