Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk ishte karton i kuq, u prishën ekuilibrat”, Edlir Tetova: Luajtëm të barabrtë edhe me 10 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishte karton i kuq, u prishën ekuilibrat”, Edlir Tetova:
Edlir Tetova

Egnatia u mposht nga Vllaznia me rezultatin minimal 0-1. Rrogozhinasit e nisën malore ndeshjen pas kartonit të kuq të Xhemajlit e më pas ai gol me devijim konfirmuan një ditë ‘Jo’ për ta. Në përfundim të sfidës, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij në MCN TV.

“Një karton në minutën e 3-të të prish ekuilibrat. Për atë që treguam në pjesën e dytë dua të përgëzoj djemtë. U prishën vetëm 45 minutat e para pasi në të dytën loja ishte e barabartë.

Deri në fund ishim vetëm me Ndrecën dhe ai po vuan dëmtimin. Ishim të detyrar të luanim me Xhemajlin aty. Nuk ndërhyjmë dot tani pasi lojtarët janë larguar me dëshirën e tyre. Musta dhe Memolla? Po, Memolla donte minutazh, ndërsa Musta është larguar fare nga futbolli.

Nuk mendoj se ndikoi lodhja pasi në të dytën, zëvëndësimet bënë detyrën. Patëm raste por nuk kishim efikasitet.

Goli ishte shumë i lehtë, mund të evitohej. Ishte gabim dhe është njerëzore.

Kartoni i kuq i Xhemajlit? Një mbrojtës mund të hyjë në ato duele, ndodh. Intensiteti i ndërhyrjes ishte me kavilje të përthyër, lojtari nuk u fut për dëmtim. Çdo gjë që nuk ka intensitet 100% goditje nuk është karton i kuq.

Sakrifikuam Aleksin në krahun e majtë pasi nuk kishim mbrojtës të mirëfilltë. U detyram ta bënim në pjesën e parë. U përshtatëm shumë mirë te sistemi në pjesën e dytë dhe ishim afër barazimit të lojës. Futbolli ky është, me një lojtar më pak nuk morëm atë që deshëm.

Devolli e kishte mendjen te finalja e Kupës? Është shpejtë, janë edhe 3 ndeshje më pas fillojmë përgatitjet për finalen”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga