Ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi, tashmë në pozitën e analistit është i ftuar i zakonshëm në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Në episodin e radhës, Jupi ka bërë një rezyme tronditëse për skuadrën e Dinamos dhe rivalët e Superiores:
“Lojtarët që ka marrë Dinamo për të zëvendësuar Zabërgjën apo Itodo Mandelën, edhe pse nuk mund të jenë për momentin në nivelin e tyre, janë shumë të mirë në raport me kompozicionin që kanë skuadrat e tjera.
Pse s’po jep Dinamo? Berisha ka luajtur mirë. Kundërshtarët e Dinamos po perforojnë me keq se vjet, pra kjo tregon se Dinmao është edhe më keq nga sa e mendojmë neve.
Egnatia nuk është më si vjet, Vllaznia ka pasur javë problematike, Elbasani është me ulje-ngritje. Duke parë gjithë oshilacionet e ekipeve të tjera, mendova se skuadra e Ilir Dajës do ishte 5-6 pikë e shkëputur ndaj të tjerëve”.
