
Vora është skuadra më aktive në këtë periudhë, me ekipin që është zhevndosur në Greqi për të zhvilluar disa ditë stërvije. Një mini – fazë përgatitore nga skuadra e Arian Bellait, duke marrë shkak edhe nga pauza e kampionatit.
Por sigurisht që sfidat nuk do të ndalen për debutuesit e Superiores,. Kjo pasi klubi ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër ndeshje miqësore pas asaj që u anulua ditën e djeshme.
Kështu Vora do të zbresë të shtunën në fushë dhe do të luajë ndaj Kampaniakos. Duel që do të startojë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Selanik”.
“Ditën e shtunë, më 6 shtator, ekipi ynë do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Greqi ndaj Kampaniakos FC.
Kampaniakos Stadium "Selanik"
Ora 16:00”, shkruan klubi. Kujtojmë së në kuadër të javës së3-të të Superiores, Vora do të përballet me Teutën në transfertë.