Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një "faturë" e rëndë për Shkodrën, rreziku që e pret Edi Martinin nëse nuk flet për mediat pas ndeshjeve (PRECEDENTI DAJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Një "faturë" e rëndë për Shkodrën,
Ilir Daja - Edi Martini/ Fotomontazh

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini është përballur ditën e sotme me vendimin e Disiplinës, e cila e paralajmëroi për bojkotimet duke kërkuar reflektim për shkodranin, përpara se, në rast të një sjellje të përsëritur, të marrë një masë më të ashpër disiplinore.

Kjo situatë e paprecedentë sjell në kujtesë rastin e Ilir Dajës, i cili më 23 prill të vitit të kaluar, e pësoi me një "faturë" zgjedhjen për t'u mos u prononcuar pas ndeshjeve me skuadrën e Dinamos, duke marrë një gjobë prej 100 mijë lekësh të rinj, e cila u mbulua më pas nga klubi dinamovit.

Këtë radhë, është momenti i Martinit për të bërë një prapaktheu dhe për të shmangur në rastin më të mirë të njëjtin fat si kolegu i tij, në një pikë të rëndësishme të sezonit, ku Vllaznia po lufton për titullin kampion që mungon prej 25 vitesh në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu