Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nisma e veçantë e Vllaznisë prag ndeshjes me Flamurtarin, klubi jep NJOFTIMIN e rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Nisma e veçantë e Vllaznisë prag ndeshjes me Flamurtarin, klubi
Vllaznia

Vllaznia pritet ta mbyllë sezonin e rregullt në "tempullin" e saj në Shkodër përballë Flamurtarit të rënë nga kategoria. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Abissnet Superiore, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:00, shkodranët do tentojnë ta mbyllin sa më pozitivisht renditjen e përgjithshme të klasifikimit përpara se t’i drejtohen “final four” për të synuar titullin kampion.

Prag këtij dueli, klubi ka dhënë një informacion tejet të vlefshëm për tifozerinë e saj. Duke qenë se të dielën luhet dhe ndeshja e fundit, prania e mbështetësve të zjarrtë shkodran do të ishte “kura” më e mirë për “mjekimin e plagëve” nga humbjet e marra në javët e fundit.

Ndaj për këtë arsye, hyrja në tribunat C, D dhe E do të jetë falas, me qëllim mbushjen e plotë të stadiumit me “energjinë elektrizuese” shkodrane. Po ashtu, edhe tifozët vlonjat do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë “nismë” të Vllaznisë për të përkrahur ekipin e tyre, edhe pse kanë “prerë” biletën për Kategorinë e Parë.

Po ashtu, sa i takon tribunës VIP çmimi i biletave përkon me 1000 lekë të rinj, ndërsa ato qendrore në vlerën e 500 lekëve të rinj.    

Poll

Lexo gjithashtu