Tirana
Nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu, skuadra e Tiranës nuk ka shënuar në asnjë rast, 0 – 2 ndaj Bylis dhe 0 – 2 kundër Vorës. Pas 11 javësh, ekipi më i titulluar në Shqipëri mban vendin e fundit në tabelën e Superiores, 6 pikë.
Nëse i referohemi kalendarit, trajneri Nuhiu duhet të marrë masa urgjente për të ndryshuar situatën. Pas pushimit të kombëtareve, Tirana rikthehet në fushë në datën 22 nëntor, transferta e vështirë ndaj Flamurtarit.
Më pas presin kampionët e Egnatias, për të vijuar me Dinamon dhe derbi karshi Partizanit. Bilanci i këtyre përballjeve do të flas shumë jo vetëm për fatet e Tiranës në Superiore, por edhe pozitën e trajnerit Ardian Nuhiu.
Poll
