
Është mbyllur java e 3-të e Superiores dhe ekipi i Flamurtarit vazhdon të “notojë” në “ujëra të trubullta”, e përkthyer me vetëm 2 pikë. Edhe pse ata kanë në përbërje skuadrën më të shtrenjtë sipas “Transfermarkt”, sërish nuk e kanë treguar në fushë këtë version.
Nëse analizojmë paraqitjet e vlonjatëve midis dy pjesë në një ndeshje, është si “nata me ditën”. Pjesa e parë kundër Elbasanit ishte me shumë gabime në prapavijë. Ndërsa në fraksionin e dytë u “diktua” lojë me e qartë dhe e qëndrueshem. Karshi Bylisit, 45 minutat e para ishin shumë rezultative, por në pjesë e dytë ata e shpërdoruan avantazhin.
Me Tiranënë pati sërish një disbalancim të frikshmë. Pjesë e parë e dobët, pa ide dhe gol i pësuar, në të dytën ndodhi krejt e kundërta. E kuptueshme se ekipi i Carlos Garcias po luan me dy “fytyra” përgjatë 90 minutave.