
Bekim Balaj
Vllaznia do të udhëtojë nesër drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian. Një ndeshje e vlefshme kjo për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, e cila starton në orën 20:00.
Ditën e sotme, ekipi shkodran ka kryer seancën e fundit stërvitore nën urdhrat e teknikut Thomas Brdaric. Si Vllanzia po ashtu edhe Egnatia, nuk njohin asnjë fitore në dy javët e fundit të Superiores.
Sfida e nesërme është shumë vendimtare, pasi në takime direkte këtë sezon të dyja ekipet kanë nga një fitore dhe një barazim. Egnatia udhëheq Superioren me 54 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tretë me 4 pikë më pak.
Poll