Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshje e vështirë, ndaj Tiranës kënaqem me barazim”, Thomas Brdaric: 4 pikë ndaj 2 ekipeve të kryeqytetit i pranoj direkt

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e vështirë, ndaj Tiranës kënaqem me
Thomas Brdaric

Vllaznia mori një barazim 2-2 përballë Tiranës në shtëpi në një duel të luftuar nga fillimi deri në fund. Kapiteni Bekim Balaj ishte heroi i kuqebluve me dopietën e tij që barazoi në të dyja rastet rezultatin. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric dha prononcimin e tij pas ndeshjes.

“E nisëm shumë keq dhe kishim një taktikë si të ndërtonim lojën. Në disa momente nuk i kuptoj gabimet që bëjmë. Dështoi mënyra taktike dhe gjërat fillojnë ngatërrohen. Nuk patëm as fat në fillim me disa mundësi të Tiranës. Kur filluam të luajmë futboll më mirë, atëherë pësuam golin tjetër.

Bëmë disa ndryshime duke futur Krymin. Shënuam dhe e merituan atë gol. Patëm më shumë avantazhe dhe përsëri në momentin jo të duhur pësuam sërish. Jam i kënaqur me moralin që treguam duke u rikthyer në lojë pas 2 golave të pësuar.

Tirana është një ekip i mirë, e dimë kush është dhe besoj se barazimi është një rezultat i mirë.

Falenderoj tifozë që bënë një atmosferë të mirë. Meritonin fitoren si dhuratë, por 1 pikë është mirë, ishte një ndeshje e fortë. Nëse do më thojë më para nëse do të merrja 4 pikë ndaj ekipeve të kryeqytetit do ta pranoja direkt”, tha Brdaric për RTSH Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga