Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Natën e mirë!" Fitorja me dy gola në “Air Albania”, Vllaznia i tregon “muskujt” Dinamos (POSTIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
"Natën e mirë!" Fitorja me dy gola në “Air
Dinamo - Vllaznia

Dinamo u përball me Vllazninë në një duel i cili u mbyll me shifrat 0-2, në favor të shkodranëve. Ndërsa ndeshja e sotme ishte e vlefshme për javën e 20-të, të Abissnet Superiore.

Sigurisht që fitoret të japin mundësinë për t’u “mburrur” dhe këtë ka bërë dhe ekipi i Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjes klubi ka bërë dy postime, në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e parë e gjithë vëmendja tek rezultati bindës, por dhe tek dy futbollistët të cilët shënuan përkatësisht Bekim Balaj dhe Sherif Kallaku. Ndërsa fotoja është shoqëruar edhe me emoji “muskuj”, që lënë të nënkuptohet si të fortët në fushë.

Sa i takon postimit të dytë është një foto në të cilën skuadra është e bashkuar dhe duke festuar në dhomën e zhveshjes. Postimi është e shoqëruar edhe me shkrimin: Natën e Mirë!

 
Poll

Lexo gjithashtu