David Atanaskoski është mungesa e rëndësishme, që Partizani do të ketë në Derbin me Tiranën. Mbrojtësi i majtë plotësoi numrin e kartonëve ndaj Dinamos dhe duhet të qëndrojë 1 ndeshje jashtë.
Për këtë, Orges Shehi duhet të mendojë zëvendësuesin. Paulo Buxhelaj është në balotazh për ta nisur si titullar.
Trajneri i “Demave” ka treguar se ka besim te Buxhelaj, ndërsa 20-vjeçari ka marrë shpesh herë vendin e Atanaskoskit nga stoli. Në rast se Hadroj rikuperohet plotësisht, atëherë mund të eksperimentohet me të në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare. Mbrojtja është një nga repartet ku stafi i Partizanit has më shumë vështirësi, për këtë asgjë nuk është e lehtë.
Poll