Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia i jep “goditjen” e fundit Flamurtarit, shkodranët i “falen” dy golave dhe rikthehen në krye të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia i jep “goditjen” e fundit Flamurtarit,
Abissnet Superiore

Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-0.

Skuadra shkodrane mori një fitore të lehtë, përballë një kundërshtari pa motiv, që ishte i rënë një kategori më poshtë. Ara dhe Murataj gjetën rrugën e rrjetës për kuqeblutë.

Kështu, Vllaznia rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, 1 më shumë se Elbasani i vendit të dytë. Në krahun tjetër Flamurtari mbyll sezonin në Superiore me 36 pikë në vendin e fundit.  

Vllaznia 2 – 0 Flamurtari (Ara 19', Murataj 55')

“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Dorjan Maletaj

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Celikovic, Balaj, Kallaku, Murataj, Ara, Qato, Kuro, Dros. Trajner: Edi Martini.
FLAMURTARI: Kaloshi, Raso, Pjeshka, Squadrone, Ememe, Veiga, Marku, Diawara, Ramani, Lushaj, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj.

NDESHJA:
90+4' Mbyllet 2-0 ndeshja.
55' GOL VLLAZNIA! Shënon Murataj. 

45' Nis pjesa e dytë.  
45'+1 Mbyllet pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. 
19' GOL VLLAZNIA! Shënon Ara. 

1’ Vllaznia do kreun, Flamurtari luan pa motiv pas rënies! Nis sfida në stadiumin e Shkodrës

Poll

Lexo gjithashtu