
Egnatia ka triumfuar përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për kampionët në fuqi u shënuan nga Regi Lushkja në minutën e 5-të dhe Eljon Sota në të 61-tën. Gjithashtu, Egnatias iu anullua një gol i Ëotlai, për pozicion të parregullt.
Me këtë triumf, rrogozhinasit “blindojnë” vendin e parë dhe shkojnë në kuotën e 48 pikëve. Në krahun tjetër, me 40 pikë, Partizani zbret në vendin e katërt në tabelën e renditjes.
Egnatia 2 – 0 Partizani (Lushkja 5', Sota 61')
Superiore: Java 25
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Ndreca, Alijev, Malota, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Wotlai, Lushkja, Bakajoko, Ujka. Trajner: Edlir Tetova.
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Domgjoni, Sembene, Osmanllari, Mehmeti, Ismaili, Mando, Vujnoviç, Bintsuka, Keko. Trajner: Aleksandar Veselinovic.
LIVE:
61' GOL EGNATIA! Shënon Sota.
55' GOLI ANULOHET PËR POZICION JASHTË LOJE, REZULTATI VAZHDON 1-0.
52' GOL EGNATIA! Shënon Wotlai.
22' Malota lë fushën i dëmtuar, Sota merr vendin e tij.
5' GOL EGNATIA! Shënon Regi Lushkja.
1' Starton supersfida mes Egnatias dhe Partizanit.