Tirana është mposhtur në shtëpi nga Vora, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-2.
Skuadra e Vorës i shënoi të dy golat në pjesën e parë, duke mbyllur llogaritë. Në minutën e 12-të e gjeti rrugën e rrjetës Bardhi, ndërsa në të 33-tën mendoi për golin e dytë Kasalla.
Kështu, “bardheblutë” mbeten të fundit me 6 pikë. Në krahun tjetër, me 14 pikë të grumbulluara, “djemtë” e Vorës ngjiten në vendin e 6-të në tabelën e renditjes së Superiores.
TIRANA – VORA 0 - 2 (Bardhi 12', Kasalla 33')
44' - Rast i "artë" nga Adeloye për Vorën, por shtylla shpëton Tiranën
33' - Vora nuk "ngopet", finalzion golin e 2-të përmes penalltisë së diskutueshme nga Kasalla
33' GOL VORA!
23' - Sulmuesi Tabekou gjest antisportiv ndaj kundërshtarit, por arbitri Kreshnik Barjamaj e "fal" vetëm me karton të verdhë
23' Gjesti antisportiv i Tabekou
12' - Vora befason Tiranën, Bradhi kalon në avantazh ekipin e Arjan Bellait falë "përgjumjes" së bardhebluve
12' GOL VORA!
1' - Nis ndeshja në "Selman Stërmasi"
Superiore: Java e 11-të
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Barjamaj
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Valerianos, Dembele, Vera, Lleshi, Fernandez, De Freitas, Mensah, Zhunior, Meta, Tabekou.
Trajner: Ardian Nuhiu.
VORA: Ruci, Zuna, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloye, Daka, Barjamaj, Shehi.
Trajner: Arjan Bellai.
