Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largimet e Carës, Rrapajt dhe Hadrojt, Partizani nuk humb kohë dhe gjen zëvendësuesit (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Largimet e Carës, Rrapajt dhe Hadrojt, Partizani nuk humb kohë dhe
Ismaila Sodiq (m) - Dmitriy Podstrelov (d)

Te Partizani ka largime të rëndësishme në merkaton e janarit. Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj do të largohen nga të kuqtë, taksa mungon vetëm zyrtarizimi i tyre në Ukrainë.

Kryeqytetasit nga shitja e 3 futbollistëve kanë përfituar afërsisht 1 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për të kuqtë që tashmë mendojnë për zëvendësuesit e tyre. Drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë pikasur të “preferuarit” e tyre.

Kështu Ismaila Sodiq dhe Dmitriy Podstrelov kanë përfunduar në zyrën e të kuqve. I pari luan si mbrojtës i majtë dhe shihet me mjaft perspektivë. 21-vjeçari do të firmosë një kontratë afatgjatë me Partizanin dhe këto të fundit për shërbimet e tij kanë paguar te Remo Stars FC plot  50 mijë euro.

Ndërkohë Podstrelov luan si sulmues i djathtë dhe në ditët në vazhdim pritet t’iu bashkohet kryeqytetasve. Në Tiranë do të mbërrijë si lojtar i lirë, pasi 26-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Dinamo Minsk.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga