
Klubi i Flamurtait ka reaguar pas humbjes me Partizanin në rrjetet sociale. Kryefjala kanë qenë pakënaqësit me arbitrimin nga kryesori Erjon Bylykbashi.
Sipas ekipit vlonjatë, arbitri në fjalë nuk është treguar aspak i drejtë në vendimet e marra, çka ka ndikuar në rezultatin final. Njoftimi i plotë:
“Në shtatë javë kampionat, Flamurtari F.C. nuk ka kërkuar të viktimizohet dhe as është ankuar për rastet e përsëritura të vendimeve arbitrare në fushë.
Klubi ka treguar gjithmonë korrektësi dhe respekt ndaj garës dhe institucioneve të futbollit megjithatë, rasti i golit të anuluar sot është i qartë dhe flet vetë.
Flamurtari F.C. kërkon vetëm drejtësi dhe trajtim të barabartë për të gjitha skuadrat, në respekt të lojës së ndershme dhe të vlerave të futbollit”.
