Laçi – Egnatia është një nga sfidat e javës së 11-të të Superiores, përballje që do të luhet ditën e mërkurë në orën 14:00. Kurbinasit do të presin kampionët në shtëpi, ku sigurisht do të tentojnë një tjetër fitore të rëndësishme si ndaj Vllaznisë.
Për këtë përballje bardhezinjtë rigjejnë lojtarin e 12-të pas disa javësh. Ndaj rrogozhinasve do të luajnë në stadiumin e tyre dhe rikthehen edhe tifozët.
Një lajm i rëndësishëm për Laçin e Francesco Morieros, i cili tashmë ka edhe mbështetjen e tifozëve si një “arma” më shumë ndaj kampionëve. Kujtojmë se në 2 sfida që timonieri italina drejton kurbinasit ka arritur të marrë një fitore ndaj Vllaznisë dhe një barazim ndaj Tiranës.
“Rikthehemi të luajmë në shtëpi në praninë e tifozëve të mërkurën përballë Egnatias
❗️NDEDSHJA E RADHËS
Abissnet Superiore, Java XI
⚽️ Laçi - Egnatia
???? 30 tetor, e mërkurë
???? 14:00
????️ Stadiumi “Laçi”
???? Laç”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram