Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka serinë më të keqe në Superiore pas Tiranës, ÇFARË PO NDODH TE DINAMO?!

Shkruar nga NEWSPORT
Ka serinë më të keqe në Superiore pas Tiranës,
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, skuadra e Dinamos është zhytur në krizë të pakuptimtë. Është pikërisht i njëjti ekip që “dërrmoi” Vllazninë në javën hapëse të këtij sezoni apo fitoret e derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës dhe Partizanit.

Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, grupi i Ilir Dajës ka vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, 4 ndeshje radhazi pa sukses. Jo vetëm që dinamovitët nuk po marrin rezultat, por nuk po bindin as me lojë.

Shembulli më i qartë vjen nga dy ndeshjet e fundit, konkretisht kundrejt Elbasanit në “Air Albania” dhe Bylisit në “Adush Muça”. Si skuadra elbasane dhe ballshiote ishin dominuese në lojë ndaj një ekip që pretendon të fitojë titullin në elitën e futbollit shqiptar.

Po në segmentin e 5 sfidave pararendëse, Dinamo ka vetëm 3 gola të shënuar, tregues se sulmi është në rendiment shumë të ulët, as 1 gol për ndeshje. Takimi i radhës është kundër Tiranës dhe një tjetër rezultat negativ do rëndojë akoma më tepër gjendjen te “Blutë”.         

Poll

Lexo gjithashtu