
Egnatia nuk mori më shumë se një barazim pa gola ndaj Elbasanit në transfertë. Kampionët ngecin sërish përballë një kundërshtari konkurues duke humbur kreun e kampionatit. Në përfundim të ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij.
“Kishim një formacion të detyruar, mungonte Malota dhe zbritëm Aleksin në mbrojtje. Ashtu si shkoi ndeshja duhet të jemi të kënaqur me lojën. Elbasani është ekip i pjekur dhe tregoi që ka futboll.
Tifozët verdheblu? Emocione pasi kam dalë kampiona këtu në 2006. Por me kalimin e minutave fokusohesh te loja.
Nuk është se çalojmë në sulm, vetëm ishim vonë në këto lëvizje. Duhet të ishim më të qartë në pasat e shkurtra. Lojtarët ishin të axhituar dhe humbëm topa në sulm.
Ashtu si Malota edhe Kasa vjen nga dëmtimi. Tentuam një manovër tjetër dhe bëri mirë për aq sa kishte minuta”, tha Tetova.