Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën, sfidat që do të luhen paralelisht

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën, sfidat që do
Kategoria Superiore

Nesër do të startojë java e 34-t e Kategorisë Superiore, ditën e shtunë ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Të pesta përballjet e kësaj jave zhvillohen nesër paralelisht në orën 15:30.

Elbasani pret në shtëpi Bylisin ku do të luajë gjithçka për një fitore për të siguruar një vend në “Final 4”. Nga ana tjetër, ekipi mallakastriot nuk ka ndërmend të bëjë hapa fals pasi rrezikon mbijetesën në Superiore.

Në “Arenën e Demave”, Partizani do të sfidojë Egnatian e vendit të parë që ka siguruar gjithçka për tek katërshja më e mirë. Nga ana tjetër, “demat e kuq” kërkojnë me patjetër tre pikët pasi Elbasani i kërcënon ndjeshëm.

Skënderbeu do të presë në Korçë Tiranën nesër, në një sfidë direkte për mbijetesën në Superiore. Gjithashtu dhe Teuta-Laçi është sfida që vlen për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa ndeshja tjetër është Vllaznia-Dinamo, këta të fundit kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga