
Të dyja me një synim, për të marshuar drejt vendit të parë të Kategorisë Superiore. Partizani do të presë ditën e nesërme Dinamon në “Arenën e Demave” në orën 16:30 e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.
Në një periudhë mjaft të mirë me të kuqtë e kryeqytetit është momentalisht mbrojtësi Andi Janjeva. Në katër ndeshjet e fundit për Partizanin, mbrojtësi 22-vjeçar ka zhvilluar 90 minuta të plota në këto takime duke arritur të realizojë dhe dy gola.
Në një intervistë për “Newsport.al”, Janjeva ka treguar më shumë rreth vetes së tij, objektivave të shumta dhe për ndeshjen e radhës ndaj Dinamos.
“Si po ju shkon sezoni aktual me Partizanin? – Personalisht për momentin jam në një periudhë të mirë, kam vazhdimësi minutazhi dhe me performancat, në krahasim me fillimin e sezonit kur nuk kam luajtur edhe aq shumë siç kam dashur, por kam vazhduar njësoj me punen, durimin dhe tani po me vjën rasti dhe besoj që po e shfrytëzoj.
Objektivat e tua personale? - Objektivat e mija personale janë të zhvilloj sa më shumë minita der në fund të sezonit, me paraqitje të mira siç kam bërë deri tani.
Diçka për ndeshjen e radhës ndaj Dinamos? - Do të jetë një ndeshje e fortë siç ka qenë gjithmonë, por ne kemi një ekip fitues që nuk druhet nga asnjë skuadër tjetër dhe do të shkojmë në çdo ndeshje vetëm për fitore.
Si e shikon veten në krahun e djathtë të mbrojtjes në krahasim si qëndror? - Më pëlqen me të vërtetë pozicioni si mbrojtësi i krahut të djathtë sepse kam mundësi edhe më shumë në fazën ofensive. Siç e shikoni kam realizuar dy gola dhe kam asistuar një herë në 4 ndeshje. Por si mbrojtës i djathtë më pëlqen dhe ana difensive sepse kam dëshirë duelet me ëingerat më të mirë të kampionatit.
Goli që shënuat ndeshjen e kaluar, ishte si rrjedhojë e aktivizimit si mbrojtës krahu? - Ndoshta qëndron edhe kjo, siç e thash si mbrojtës anësor më dalin edhe më shumë mundësi në fazën ofennsive që po i shfrytëzoj.
Cilat ekipe shikon si pretendente deri në fund të Top 4 në renditjen e Superiores? - Mendoj se deri në fund të renditjes do të jenë të njëjtat ekipe që ndodhen dhe tani (Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia).
A ka shanse Partizani për t’u renditur në fund në katër ekipet më të mira, dhe pse jo për t’u shpallur kampion në fund? - Ne si Partizani gjithmonë dëshirojmë dhe luajmë për fitore në çdo ndeshje, shpresoj dhe besoj që e kemi grupin dhe cilësitë për t’u shpallur kampion.
Pas largimeve me peshë si Rrapaj, Cara dhe Hadroj, kë shikoni si lider në skuadrën e Partizanit? - Një të mirë që kemi në grup është se jemi të gjithë pak a shumë në një moshë dhe secili mundohet të ndihmojë njëri-tjetrin, duke dhënë dhe motivim në pjesën tjetër të grupit.
Duke krahasuar futbollin e Shqipërisë dhe të Anglisë, në të cilin ndihesh më komod? - Luaj prej një viti këtu në Kategorinë Superiore dhe më pëlqen cilësia e lojës këtu. Ka disa gjëra në lojë që janë të njëjta si ato të Anglisë, por edhe disa të tjera që ndryshojnë. Po mundohem t’i bashkoj të dyja eksperiencat e mia në këto dy kampionate dhe të tregoj më të mirën time.
Në rast të një ftese nga kombëtaret, do të zgjidhnit Kosovën apo Shqipërinë? - Çdo lojtar e ka ëndërr të përfaqësojë një kombëtare. Nuk do të them vetëm Kosovën sepse kam mundësinë të luaj edhe për Shqipërine. Për mua janë të njëjta dhe i preferoj të dyja. Vetëm duhet të pres një ftesë se cila do të më thërrasë.” Leonid BAJRAMI/