Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, zbuloi në konferencën për shtyp se ka pasur interesim në merkato për 5 lojtarë të Partizanit. Bëhet fjalë për Carën, Rrapajn, Hadrojn, Bintsouka dhe Mba.
Të 5-të këto lojtarë konsiderohen titullarë, teksa vetëm Cara dhe Bintsouka kanë nga 1 vit kontratë të mbetur. “Demat” nuk po nxitohen për largimin e ndonjërit prej tyre.
Ka mbetur dhe 1 javë nga mbyllja e merkatos. Kjo është një tjetër arsye përse Partizani është më i kujdesshëm.
Poll