Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Alliu i pakënaqur me nivelin në fazën finale të Superiores, ish futbollisti i Kombëtares: Pati neglizenca nga ekipet, në futboll ka një ligj që...

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Alliu i pakënaqur me nivelin në fazën finale të
Ilirjan Alliu, ish futbollisti i Kombëtares

Niveli i treguar në ndeshjet e para të fazës finale të "Abissnet Superiore" tregoi një "dobësi" të skuadrave të kreut si Vllaznia dhe Elbasani të cilat pësuan disfatë të rëndë në ndeshjet me Dinamon dhe Egnatian, duke bërë që gara mes tyre të jetë akoma më e fortë dhe më e hapur. 

Një pjesë e cilësuan si një performancë negative e të tjerë "neglizhencë" nga ata që konsiderohen si pretendentë për të fituar titullin kampion. Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe Ilirjan Alliu, ish futbollist i Kombëtares i cili ishte i ftuar në emisionin "Mega Sport" në A2CNN, duke u shprehur se ky "lëshim" është vënë re që përpara se skuadrat t'i drejtoheshin Final Four. 

“Në final four nuk kishte pritshmëri se do të kishte nivel më të lartë në fakt që e prisja të futbollit të shprehur në fushë për shkak se vihen të katërta ekipet nga neglizhime në tre-katër ndeshjet e fundit. Po ta shohësh që katër ekipet, përveç Egnatias që ka dy fitore dhe dy barazime, sepse futbolli është vazhdimësi dhe po të humbi s’mund ta gjesh rrugës.

Është ajo që kemi thënë para tre-katër javësh kur në kampionatin shqiptar u vunë re neglizhencat e ekipeve që kishin siguruar kualifikimin për në Final Four që do t’i rëndonin pikërisht në këtë fazë kur ekipi duhet të ishte në formën më të mirë sportive për të përballuar tre ndeshjet e fundit të sezonit, ata gabuan dhe ekipet e tyre i lëshuan të toleronin. Në futboll ka një ligj që formën po e gjete mos e lësho se nuk është e thjesht ta gjesh mes sezonit.

Po të kesh parasysh edhe se si trajnerët e mëdhenj, ata praktikë ose më mirë ata normalë e përgatisin ekipin që në fazën përfundimtare të sezonit kur janë ndeshjet më intensive, më rezultative, kur vjen finalja e kampionatit duan ta kenë 5-6 gjithë kontigjentin e ekipit, ta kenë të gatshëm për të luajtur fazën finale dhe ekipi të vijë në formën më të mirë të vetin në periudhën Mars-Maj”, u shpreh Alliu.   

 

 

Poll

Lexo gjithashtu