Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Gjynah që nuk shënuam”, Arjan Bellai: Duhet të punojmë më shumë nga ana psikologjike

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjynah që nuk shënuam”, Arjan Bellai: Duhet të
Arjan Bellai

Trajneri i Vorës Arjan Bellai ka folur për mediat pas humbjes minimale kundër Egnatias. Për Vorën, kjo është disfata e dytë radhazi në Superiore, duke u “rrëzuar” në mesin e tabelës, pas asaj nisje surprizuese: “Më vjen keq për mënyrën se si humbasim.

Ekipet e mëdha nuk kanë nevojë për asnjë ndihmë. Nuk jemi Vora para 4-5 vjetësh. Kërkojmë respekt nga të gjithë. Vendimet që jep arbitri nuk duhet t’i marrin futbollistët që janë në fushën e lojës. Në pjesë e parë u munduam ti markonim ndryshe. Nuk na doli ajo që kishim përgatitur. Ishte shumë e thjeshtë për Egnatian të shfrytëzonte gabimet tona. Në pjesë e dytë jam i kënaqur me ekipin, por jo në 45 minutat e para.

Duhet të luajmë si në pjesë e dytë, por na mungoi besimi. I dinim manovrat e tyre. Është gjynah, në dy raste duhet të kishim shënuar një gol. Gjithë puna është si të shënojmë dhe të mos pësojmë. Me kalimin e javëve do reflektojmë. Kemi ende ngërçin e Superiores.

Kemi lojtarë me kualitete, me driblimi një kundra një. Duhte t’i bëjmë që në fillim të lojës, pa pësuar gol. Shumë e rëndësishme të punojmë nga ana psikologjike. Manovrat e rivalit ishte problemi kryesor në pjesë e parë, një kohë me vonesë. I kënaqur me lojtarët që u futën nga stoli. Duhet të punojmë më shumë nga ana psikologjike. I kishin shanset tonë, do përpiqemi të bëjmë më të mirë”.           

 

Poll

Lexo gjithashtu