Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gati për finalen e madhe, trajneri dhe kapiteni i Partizanit "zbarkojnë" nesër në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për finalen e madhe, trajneri dhe kapiteni i Partizanit
Fotomontazh / Orges Shehi & Partizani

Partizani do të përballet me Egnatian për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të “Abissnet Superiore”. Supersfida që do të zhvillohet më 26 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.

Sfida më e rëndësishme e sezonit do të luhet pikërisht të dielën. Pikërisht për këtë supersfidë, ditën e nesërme Partizani ka caktuar orën dhe vendin ku do të mbahet konferenca për shtyp para mediave.

Trajneri Orges Shehi dhe kapiteni Valentino Murataj do të jenë ata që do të dalin ta flasin në prag të finales së titullit, për të thënë fjalët e fundit para se fjalën ta thotë fusha e lojës.

“Nesër ora 12:00 sallën e konferencave të stadiumit "Air Albania", do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin Orges Shehi dhe kapitenin Valentino Murataj në prag të takimit final të "Final 4" ndaj Egnatias”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga