Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja e dytë rresht, Edlir Tetova: Nuk e vumë në dyshim asnjëherë fitoren, Egnatia perfeksionohet në vijim

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e dytë rresht, Edlir Tetova: Nuk e vumë në dyshim
Edlir Tetova

Egnatia ia del të fitojë edhe në javën e dytë të Superiores teksa mposht Laçin në shtëpi me rezultatin 2-1. Joel në pjesën e parë dhe Fangaj në të dytën ishin heronjtë rrogozhinas që sigurojnë 3 pikët e tjera. Në përfundim të ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij.

“Kishim dy tabllo, një pjesë e parë ku mund të kishim bërë më shumë gola. Ua thashë djemve në dhomat e zhveshjes. E dyta nisi mirë duke shënuar golin e dytë. Nuk e vumë në dyshim në asnjë moment fitoren.

Kemi një maonvër tonën në 4-3-3, ndërsa me 3-5-2 e kemi si armë plus kur kundërshtari mbyllet në portë. Deri diku e bëmë mirë sot edhe për faktin që kishte shumë lëvizje dhe djemtë sapo kanë filluar. Me kalimin e ndeshjeve do ta perfeksionojmë.

Pas golit të dytë i tërhoqa lojtarët pasi nuk është se kishim ndonjë rrezik konstant. Më pas për 10 minuta kur pësuam na vunë në vështirësi, por edhe në të dytën u shfaqëm para portës duke patur mundësi shënimi”, tha Tetova për RTSH Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga