
Giacomo Bonaventura ka folur në prag të ndeshjes që Fiorentina do të luajë kundër Olympiacos. Mesfushori 34-vjeçar shprehet pesimist për finalen e dytë radhazi në Conference League, që luhet sot në 21:00. “Violët” humbën kundër Ëest Ham sezonin e kaluar, teksa shpresat janë që fitojnë në Greqi.
“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, Olimpiacos është një skuadër e mirë që eliminoi Fenerbahçen dhe Aston Villan, ndaj ka cilësi të rëndësishme... Por kur të arrijmë këtu duhet respekt për karakteristikat e kundërshtarit, me idenë për të treguar cilësinë tonë.
Ndërgjegjësimi që kemi për veten ka ndryshuar, është viti i dytë që kemi një finale... Kemi një ekip me vlera të rëndësishme, do të përpiqemi të fitojmë”, u shpreh ndër të tjera Bonaventura.