
Albers Keko
Autori i golit të dytë që vulosi fitoren 2-0 të Partizanit përballë Dinamos, Albers Keko, foli për MCN TV në përfundim të ndeshjes. Sulmuesi i kuq i kënaqet golit dhe kalon fokusin te ndeshja e rradhës me Tiranën.
“Si fillim jam i lumtur për golin, përsa i përket për Partizanin, çdo ekip ka momente të vështira. Por çfarë iku, iku. Do vazhdojmë të bëjmë mirë edhe në këto javë që na kanë mbetur. Fokusohemi te ndeshja e rradhës.
Po patjetër që dua gol në derbi. Rëndësi ka të shënosh në çdo ndeshje, por derbi ka ndjesi të veçantë.
Dy gola në derbi apo një gjysmëfinalen e Final Four? Pse jo të dyja”, është shprehur Keko.
Poll