Superiorja në dhjetor mbylli dy fazat e para të kampionatit, teksa shihen më qartë edhe renditja e skuadrave dhe pozicionet e tyre në tabelën e klasifikimit. Gjithashtu shikojmë edhe se cilat janë skuadrat që do të luftojnë për titullin dhe për mbijetesën.
Në sezonin aktual është Egnatia që kryeson me 37 pikë, e cila ndiqet nga Elbasani me 33 pikë, 32 pikë ka Dinamo, ndërsa Vllaznia ka 30 pikë. Në mesin e artë ndodhet teuta me 25 pikë, ndërsa Partizani me 23 të tilla.
Për mbijetesën luftojnë Vora me 19 pikë, Bylis me 18 të tilla dhe dy vendet e fundit janë Flamurtari me 14 pikë dhe Tirana me 10 pikë pas 18 javësh.
Por nëse i krahasojmë këto statistika me 2 fazat e para të Superiores në sezonin e kaluar, shikojmë se Elbasani është ekipi që ka ecur me “hapa galopant”, ndërkohë nga krahu tjetër Tirana bie “rrufe”.
Në sezonin e kaluar pas 2 fazave të para udhëhiqete Dinamo me 31 pikë, ndërsa ndiqej nga Vllaznia po me kaq pikë. Partizani dhe Egnatia renditeshin me nga 30 pikë dhe në fund për mbijetesën luftonin Laçi e Bylis me 17 pikë, ndërsa i fundit ndodhej Skënderbeu me 15 pikë.
