Gjergji Stefa
Gazetari sportiv Gjergji Stefa ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN. Ndër temat e diskutuar nga Stefa, kishte të bënte edhe me liderin e Superiores, Elbasanin e Ivan Gvozdenovic.
Pas 16 javësh, elbasanasit grumbullojnë 32 pikë, 1 më tepër se Egnatia ndjekëse.
“Elbasani si Italia e dikurshme, mbrohet hekurt dhe fiton me një gol e bën mirë. Luan futboll pragmatist. Verdheblutë kanë avantazhin te drejtuesit, tifozeria dhe trajneri. Shpresat e Elbasanit në fund do tronditen, kjo për shkak të përgjysmimit të pikëve”, tha Gjergji Stefa.
Poll
