Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia merr “stafetën” e Superiores, festojnë edhe Dinamo e Bylisi (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia merr “stafetën” e Superiores, festojnë edhe Dinamo
Kategoria Superiore

Superiorja ka mbyllur ndeshjet e javës së 17-të të kampionatit. Rezultate mjaft surprizues ka prodhuar kjo javë, ku tashmë Superiorja është e gjitha në “duart” e kampionëve aktualë.

Egnatia rikthehet në krye pas fitores 2-1 ndaj Partizanit. Rrogozhinasit duke marrë shkak edhe nga humbja e Elbasanit, kryesojnë me 2 pikë mbi verdheblutë. Ndërkohë ekipi i Ivan Gvozdenovic u mposht nga Bylisi dhe zbresin në vendin e 2-të në klasifikim me 32 pikë.

Nga ana tjetër 3 pikë shumë të rëndësishme ka marrë Dinamo. Këto të fundit janë rikthyer te fitorja, teksa triumfuan 2-1 ndaj Vorës. Skuadra e Ilir Dajës shkon tashmë në kuotën e 29 pikëve dhe ndodhen në vendin e 3-të.

Në “top-4” është Vllaznia, me shkodranët që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Tiranën. Kuqeblutë tashmë prej 6 javësh nuk e njohin fitoren dhe kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 27 pikë.

Me 2 pikë më pak ndjek Teuta, që këtë javë u ndalën në barazim 2-2 me Flamurtarin.  Ndërkohë Partizani mposhtet pas disa javësh, me “Demat” që pas humbjes me Egnatian mbeten në kuotën e 23 pikëve.

Nga krahu tjetër Bylisi mori një fitore “jetike”, me ballshiotët pas triumfit me Elbasanin shkojnë në kuotën e 18 pikëve dhe tashmë mbajnë vendin e 7-të. Vora mori humbjen e 3-të rresht  ndaj Dinamos dhe ekipi i Arian Bellait zbret në vendin e 8-të me 16 pikë.

Flamurtari pas barazimit në shtëpi ka 14 pikë dhe janë të parafundit në klasifikim, ndërsa vazhdon të mbyllë klasifikimit Tirana, e cila pas barazimit me Vllazninë kanë vetëm 9 pikë.

Egnatia merr “stafetën” e Superiores, festojnë edhe Dinamo
 

 

Poll

Lexo gjithashtu