
Egnatia padiksutim është skuadra e momentit në futbollin shqiptarë. Rrogozhinasit kanë gjetur vazhdimësinë në sfidat e fundit, teksa kanë korrur vetëm fitore.
Janë plot 5 ndeshje që ekipi i Edlir Tetovës që siguron vetëm fitore. 4 të tilla vetëm në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë triumfuar gjatë këtij muaji ndaj Laçit, Tiranës, Vllaznisë dhe Bylisit në Superiore dhe ndaj Kastriotit në Kupë.
Siç duket ky vit ka nisur siç duhet nga Egnatia, që gjatë muajit janar ka marrë vetëm fitore. Kjo nuk është diçka e pa parë te rrogozhinasit, pasi nëse i hedhin në sy kalendarit, shikojmë se edhe vjet ekipi i Tetovës ka siguruar vetëm fitore gjatë muajit janar.
Kjo tregon se kampionët janë rikthyer të “frikshëm” në sprintin final të kampionatit, teksa sigurisht tashmë kryesojnë me 2 pikë më shumë se rivalët. Ndërkohë vlen të theksohet se në këtë vit golavarazhi është 13-1, ndërsa vjet në të njëjtën periudhë kishin golavarazh 10-3