
Moment nga miqesorja Bylis - Apolonia
Emmanuel Egbo e ka nisur më “këmbën” e mbarë aventurën e tij të dytë te Bylisi. Ballshiotët ditën e djeshme janë përballur me Apoloninë në një ndeshje miqësore.
Sfida ka përfunduar në shifrat 2-1, ku ekipi mallakastriot ka mposhtur fierakët e Artan Mërgjyshit. Një duel mjaft i luftuar mes dy skuadrave, ku në fund triumfoi bylisi.
Kjo sfidë është luajtur në “Adush Muçaa”. Përballje kjo që i ka shërbyer Egbos për të parë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion, teksa më pak se 1 muaj na ndan nga starti i Superiores.