
Fernando Medeiros është kthyer në çështje kryesore të Egnatia. Braziliani është padiksutim një nga liderit e rrogozhinasve, i cili falë paraqitjeve të tij ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.
Për drejtuesit e Egnatias do të jetë shumë e vështirë të mbajmë Fernandos, sidomos pas fitores së titullit. E ardhmja e 28-vjeçari me shumë gjasa do të jetë jashtë Shqipërie.
Braziliani ka kontratë edhe një vit me Egnatian dhe rrogozhinasit mund të mbushin arkat me një shitje të mundshme të tij. Por për tifozët e ardhmja e brazilianit është bërë “lëmsh” mbrëmjen e djeshme. Edlir Tetova në deklaratën pas sfidës me Partizanin, ku fitoi titulli theksoi se Fernando është lojtari i parë që do të largohet nga Egnatia.
Por nga ana tjetër Agim Demrozi ishte i habitur për Fernandon, kur nga gazetarët u pyet për largimin e tij. Kreu i rrogozhinasve vuri në dukje se lojtari ka edhe një vit kontratë dhe do të qëndrojë në Rrogozhinë, ndërsa kërkoi të dinte se kush ka përhapur një lajm të tillë.
Ndërkohë për të lënë pezull të ardhmen e tij mendoi Fernando. Braziliani theksoi se aktualisht do të shijojë titullin dhe Kupën me Egnatian, duke lënë gjthçka ‘enigmë’.
Trajneri shpehet i bindur për largimn e 28-vjeçarit, ndërsa presidenti i “vë” veton. Cili mes tyre ka të drejtë? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Fernandon dhe ku do të jetë e ardhmja e liderit të Egnatias, me tifozët që kryqëzojnë gishtat” për qëndrimin e tij në Rrogozhinë.