
Vllaznia këtë sezon pretendon titullin kampion dhe për këtë shkodranët kanë bërë afrime cilësore në ekip për të arritur objektivin. Ndërhyrje në çdo repart, por ai që duket se po “shpërblen” më se miri drejtuesit është sulmi.
Kuqeblutë deri më tani kanë arritur të shënojnë 8 gola, mesatarisht 2 gola në çdo sfidë, teksa janë luajtur vetëm 4 javë kampionat. Asnjë ekip tjetër nuk ka arritur të shënojë gola sa shkodranët, me kuqbelutë që për këtë statistikë mbajnë lart “stekën” e këtij sezoni. Duke se Edi Martini ka arritur të gjejë siç duhet "çelësin" e suksesit se si sulmuesit të gjejnë rrugën e rrjetës.
Vllaznia ia ka dalë të shënojë në çdo ndeshje minimalisht 1 gol. Kanë fituar 2-0 me Egnatian, janë mposhtur 3-1 nga Dinamo, kanë tirumfuar 4-1 ndaj Partizanit dhe kanë barazuar 1-1 me Teutën.