Shpëtim Duro është shumë pranë firmës me skuadrën e re. Trajneri i njohur shqiptar pritet të vijojë karrierën në kampionatin e Kosovës te skuadra e sapongjitur në elitë. Suhareka është klubi që dëshiron t’i japë drejtimin e ekipit teknikut tiranas.
Duro pritet të udhëtojë nesër drejt Kosovës ku do të ketë një takim kokë më kokë me drejtuesit për të finalizuar marrëveshjen. Pas aventurës së suksesshme me Strugën, Duro dëshiron të bëjë të njëjtën në Kosovë me Suharekën, një ekip i ri që mbëshetet nga investitorë që duan të krijojnë një skuadër konkuruese.
Emri i Shpëtim Duros kryesonte edhe listën e Tiranës për trajnerin e ri të bardhebluve, por me sa duket, dëshira e Duros është të mos rikthehet në Shqipëri.