Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Derbi në merkato, shkak bëhet portieri i kryeqytetasve

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Derbi në merkato, shkak bëhet portieri i kryeqytetasve
Agron Kolaj

Superiorja është vetëm 1 ndeshje larg sezonit të saj të rregullt dhe tashmë skuadrat kanë ktheyr sytë nga merkatoja, e cila pritet të jetë mjaft e zhurmshme dhe nxehtë. Partizani dhe Dinamo duket se do të rivalizojnë mes tyre për shërbimet e Agron Kolaj sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë.

24-vjeçari aktualisht është pjesë e Prishtinës në kampionatin e Kosovës, i cili nuk ka mundur të marrë minutat e dëshiruara. Por paraqitjet e tij në Kupën e Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e 2 ekipeve të kryeqytetit.

Si Partizani ashtu edhe Dinamo e shikojnë portierin si të duhurin për sezonin e ri, ndërsa një lëvizje e zgjuar e tyre, pasi Kolaj në fund të këtij sezoni del lojtar i lirë në treg. Ditët dhe javët e ardhshmne pritet të jenë vendimtare për të mësuar se çfarë do të ndodhë me gardianin e portës dhe ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga