
Tirana
Tirana mori dy fitore të njëpasnjëshme ndaj Kukësit dhe Erzenit duke i dhënë një frymëmarrje vetes në këtë pikë kulminante të sezonit.
Javët e fundit vihet re një rritje e ndjeshme në lojën dhe rezultatet e bardhebluve. Në 5 të fundit kanë marrë plot 10 pikë nga 15 të mundshme, askush më shumë se ata. Dy fitore rradhazi mungojnë që nga faza e dytë kur mposhtën Egnatian dhe Dinamon.
Aktualisht gjenden në vendin e 4-të të Final Four me pikë të barabarta me Dinamon, por më mirë në ndeshje direkte. Erbim Fagu duket se ka zgjuar disi skuadrën që të dielën që vjen do të luajë derbin me Partizanin e cila do të jetë një luftë e vërtetë ku do të dalin disa verdikte të sezonit.
Poll