Flamurtari është vetëm 90-të minuta larg rikthimit në Superiore. Ditën e sotme do të sfidojnë Laçin në transfertë, me sfidën që starton në orën 16:00.
Ndeshje kjo e vlefshme për “Play-Off” e Superiores dhe që është shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë. Në këtë takim Eqerem Memushi do të ketë mungesa të rëndësishme.
Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Erlis Frashërit, i cili ndaj Aolonisë mori kartonin e dytë të verdhe, duke dalë kështu nga fusha e lojës me karton të kuq. Lideri i mbrojtjes është i pezulluar dhe mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij ndaj kurbnasve.
Kujtojmë se Frashëri u transferua nga Skënderbeu te Flamurtari gjatë merkatos së janarit. Deri më tani me vlonjatët ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar edhe 1 gol.